Agora Farmhouse hapi dyert e saj në 2017-ën me shumë entuziazëm si një shtëpi ferme e veçuar, jo vetëm nga qendrat e zhurmshme, por në përvojën cilësore që do t’u ofronim miqve tanë. Rruga është lehtësisht e aksesueshme me makinë dhe është 1 orë larg nga Shkodra, fshati Mllojë.
Zotëron një sipërfaqe prej 20 dynym zonë fushore pranë liqenit dhe 25 dynym zonë pyjore që e rrethon. Ka të ngritur strukturën e restorantit, të kufizuar me zonë të dedikuar kampingu per turistët, me 4 dhoma akomodi buzë liqenit.
Shtrihet buzë liqenit, pranë atraksioneve turistike si Ishulli i Sardës dhe Shpella e Pëllumbave, të cilat vizitohen me varka. Ky biznes ofron shërbimin e restorantit me kuzhinë tradicionale, ku recetat e trashëguara të familjes përgatiten me prodhime sezonale, ku një pjesë sigurohet nga vetë ferma. Gatimet tradicionale që ofrohen janë qulli (që përgatitet me ajkën e qumështit), patate furre me mazë,lakrori me lakrat e egra që mblidhen në zonë, peshku i freskët i liqenit, lëngu i thanës etj.
Ekspozimi i prodhimeve vendase, si reçelra të llojeve të ndryshme, mjaltë lulesh, trumze dhe gështenje, raki dhe verë.