Agora Farmhouse

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Shkodër

Informacion

Agora Farmhouse është një sipërmarrje familjare që operon prej dy vitesh në treg. Zotëron një sipërfaqe prej 20 dynym zonë fushore pranë liqenit dhe 25 dynym zonë pyjore që e rrethon. Ka të ngritur strukturën e restorantit, të kufizuar me zonë të dedikuar kampingu per turistët, me 4 dhoma akomodi buzë liqenit. Shtrihet buze liqenit, pranë atraksioneve turistike si Ishulli i Sardës dhe Shpella e Pëllumbave, të cilat vizitohen me varka. Ky biznes ofron shërbimin e restorantit me kuzhinë tradicionale, ku recetat e trashëguara të familjes përgatiten me prodhime sezonale, ku një pjesë sigurohet nga vetë ferma. Gatimet tradicionale që ofrohen janë qulli (që përgatitet me ajkën e qumështit), patate furre me mazë,lakrori me lakrat e egra që mblidhen në zonë, peshku i freskët i liqenit, lëngu i thanës etj. Ekspozimi i prodhimeve vendase, si reçelra të llojeve të ndryshme, mjaltë lulesh, trumze dhe gështenje, raki dhe verë.

Read More