Agroturizëm Vinea

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Durres

Informacion

Argroturizëm Vinea është një fermë e ndërtuar mbi konceptin e diversifikimit të shërbimeve të kantinës së pijeve “Skënderbeu Durrës”. Kjo sipërmarrje lindi dhe u nxit nga levizja “Slow Food” për t’ju bashkangjitur produkteve të kantinës së pijeve Skënderbeu.

Ferma rrethohet nga kodrina të buta me një kurorë vreshtash prej 45 ha, prodhimi i tyre përpunohet në kantinën e fermës, duke sjell në tavolinën e restorantit një verë me kualitet të lartë, e dedikuar vetëm për mysafirët tanë.

Në fermë do të gjeni aktivitete të rekreacioni si hiking, pistë hipizmi, shëtitje në fermë për të njohur kultivarët e vreshtat, stallave me bagëti, degustim të produkteve të fermës, pjesëmarrje në vjeljet e sezonit, kënd lojërash të dedikuar për fëmijët, e tjera eksperienca që ju mbetet për ti zbuluar.

Këtu do te gjeni shërbim akomodimi prej 9 dhomash dhe shërbimet e relaksi si SPA dhe pishinë verore.

Çdo produkt që ofrohet në restorant prodhohet në fermë, pjesa tjetër sigurohet nga fermerët e zonës fal bashkëpunimeve të frytshme.

Këtu nuk mjafton vetëm vera fantastike, por do të gjeni punishten e përpunimit të nënprodukteve të mishit dhe qumështit, gjithashtu dhe një kënd të veçantë në qilar për zahiretë, me pas do te vizitoni kotecin e madh të pulave, stallën e deleve, dhive, lopëve gjithashtu dhe këndin e rosave tona lozonjare.

Specialitetet tona janë djathërat e fermës, sallameritë dhe proshutat që përpunohen në mënyrë artizanale, vera dhe produktet e tjera alkoolike.

Nëse kërkoni një eksperience autentike, tradicionale, te shoqëruar me mikpritje, jeni të mirëpritur të na vizitoni!

Read More