Ferma Bardhi

Informacion

Restorant Bardhi është ndërtuar në vitin 1994, ku arkitektura kombëtare ndërthuret me modernen. Motoja e fermës është “përmirësim i vazhdueshëm”. Vizitorët zgjedhin të vijnë sërish, falë personelit të specializuar, që i bën të ndjehen si në shtëpinë e tyre. Restorant Bardhi është i pozicionuar në jugperëndim të kalasë, vetëm pak hapa larg Muzeut Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Me një pamje spektakolare, në lartësinë 607 m mbi nivelin e detit, ajo ofron freski, kënaqësi dhe çlodhje. Ajri i pastër dhe qetësia do t’ju krijojnë kushtet ideale për të kaluar një ditë të paharrueshme. Hapësira e madhe e restorantit krijon qetësi dhe atmosferë tërheqëse. Restorant Bardhi është i vetmi në kala me këto përmasa. Ai ofron dy salla me kapacitet nga 70-160 persona dhe ambientin e jashtëm, me hapësirë rreth 1300 m2. Ky ambient, ku natyra ka bërë mrekullinë e saj, është bërë i dobishëm për t’u çlodhur e për të qetësuar mendjen e shpirtin tuaj. Pa dyshim, aty do të gjeni zgjedhjen më të mirë për drekat dhe darkat familjare. Menuja e pasur do të kënaqë çdo shije: byrek me mish qingji, tava me mish shpendësh, djathëra të fermës, vera e fermës etj. Eksperienca te Restorant Bardhi nuk do të ishte e plotë, pa provuar ushqimet tradicionale të zonës. Çdo njeri ka nevojë të çlodhet e të shijojë një drekë apo darkë të mirë në këtë restorant. Gatimet karakteristike të kuzhinës shqiptare, si dhe ambientet e bukura e çlodhese, e bëjnë restorantin e frekuentueshëm, për të shijuar më të mirën.

Read More