Bujtina Tomadhe

Ofrohet shërbim
Bujtinë

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Qyteti i Tiranës, mali i Dajtit

Transporti

Me transport publik, ka fugonë që shkojnë në Veri (lagjia e poshtme e Shëngjergjit) ndalojnë afër sheshit kryesor të fshatit; nga këtu vazhdoni në rrugën e pashtruar përreth 100 metra. Bujtinën e keni në krahun tuaj të djathtë.

Akomodimi

7 dhoma, duke filluar nga 32 euro në natë.

Çfarë mund të bësh

Ecje, ngjitje mali me biçikletë, not në pishinë, zjarr në kamp

Merr me vete

Reçel të bërë vetë nga Albina dhe një shishe raki .



Informacion

Pas malit te Dajtit, simbol i Tiranës, shtrihet një luginë që ndodhet jo shumë larg nga kryeqyteti i zhurmshëm, saqë është e vështirë të besosh se ajo gjendet vetëm një orë e gjysmë me makinë nga kryeqyteti. Një rrugë me kthesa kalon përmes malin, mbi qafën e Priskës dhe në drejtim të fshatit Shëngjergj. Bujtina Tomadhe, e menaxhuar nga çifti Albina dhe Novruz Cuko, është afër qendrës së lagjes së poshtme, Verri, me dy kafene dhe një restorant të vogël lokal.

Bujtina e ka marrë emrin nga emri historik i zonës, megjithëse origjina e saktë dhe kuptimi i emrit janë të diskutueshme. Sipas njërit version,Tomadhe ka ardhur si emër nga togfjalëshi “toka e madhe”, që do të thotë tokë e gjerë, ndërsa një burim tjetër shpjegon se kuptimi rrjedh nga “Toma-dhè”, toka e Tomës, duke na çuar mbrapa te një sundimtar lokal ose zot feudal i kohës. Një tjetër shpjegim është se emri rrjedh nga emri i Perëndeshës së Burimeve të Ujit, pasi zona është e pasur me burime natyrore të ujit.

Megjithatë, e sigurt është pozicionimi i bujtinës, në një luginë të rrethuar nga malet, e cila gjendet në një zonë shumë të qetë, të gjelbër dhe rurale. Cukot janë nga Tirana, por meqenëse gjyshja nga nëna e Albinës është nga Shëngjergji, ata blenë tokë në fshat në vitin 2009 dhe filluan ndërtimin e bujtinës në vitin 2012. Shtëpia përshkohet rreth e qark nga një hektar tokë, me një ambient të jashtme për t’u ulur dhe një pishinë private, si dhe një kopsht i vogël. Kopshti ka një kasolle për pulat, një kënd të vogël lojërash dhe është mbjellë me disa pemë frutore të reja, përfshirë dardha, qershi, lajthi dhe kumbulla. Në kopsht ndodhet dhe një copë tokë e vogël për perime, ku çifti rrit disa qepë dhe hudhra. Poshtë kopshtit gjendet një fushë misri dhe kullota me lopë, që kullosin nën tingujt e cicërimave të zogjve.

Në fillim, shtëpia dykatëshe me një bodrum ishte menduar si shtëpi private vetëm për Albinën dhe Novruzin, për të siguruar hapësirë për fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre gjatë vizitave të fundjavave. Megjithatë, ata më vonë vendosën të përdorin një grant të qeverisë të marrë në tetor të vitit 2018 për ta shndërruar ndërtesën e tyre në një bujtinë, e cila është e veshur me gurë dhe e frymëzuar nga arkitektura alpine austriake. Në prill të vitit 2019 ata filluan të ofrojnë 7 dhoma të vogla dhe komode për mysafirë me banja të përbashkëta. Zemra e shtëpisë është sigurisht dhoma e përbashkët me shkallët unike prej druri dhe një tavan druri, duke i dhënë vendit një atmosferë të ngrohtë me dritaret e saj të mëdha, të cilat krijojnë ndjenjën e hapjes dhe të gjelbërimit të peizazhit përreth, tek mysafirët që rrinë brenda. Portretet historike bardhezi të burrave dhe grave me kostume tradicionale i japin karakter të veçantë dhomës.

Ndërsa çifti nuk ka ndonjë formim bujqësor, Albinës i pëlqen jeta në fshat dhe po mëson rreth bujqësisë nga fshatarë të tjerë, me të cilët ajo është në kontakt të ngushtë dhe të cilët i japin këshilla se çfarë, kur dhe ku ajo të mbjellë. Asaj i pëlqen të bëjë lloje të ndryshme reçeli, me karotën si specialitetin e saj dhe me fruta të tjera, ndërsa Novruzi sjell trashëgiminë e tij prej Skrapari me rakinë e shtëpisë në tryezë, prodhuar në katër variete të ndryshme. Të gjitha produktet e tyre, së bashku me verën janë të ekspozuara në kuzhinën e vogël në bodrumin e shtëpisë, ku mysafirët mund të gatuajnë dhe të marrin vaktet e tyre.

Ndërsa mëngjesi i bollshëm shërbehet nga Albina dhe përfshihet në çmimin e dhomës, drekat dhe darkat e lehta ofrohen vetëm sipas kërkesës. Ato mund të përbëhen nga sallata të freskëta, supa ose byrek shtëpie i mbushur me gjizë, kunguj të njomë ose domate dhe qepë. Pothuajse të gjithë përbërësit, si vezët, djathi, qumështi, mishi, pemët dhe perimet janë me origjinë nga fshati, të blera nga fshatarët aty afër. Si alternativë ushqimi, vizitorët mund të bëjnë një shëtitje të shkurtër për të ngrënë në restorantin lokal në qendër të Verrit. Familja Cukos dëshiron të hapë vetë një restorant të vogël, për t’u kujdesur për mysafirët e tyre, por kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen.

Për pushuesit që duan të kalojnë kohën në mënyrë më aktive, përveçse të lahen pranë pishinës ose të pinë çaj të ftohtë në kopsht, zona përreth është e përshtatshme për shëtitje. Bujtina ka edhe dy biçikleta malore, të cilat mund të merren me qera. Nëse shkon në bujtinë, ia vlen të bësh edhe një ekskursion në fshatin e vjetër të Shëngjergjit, poshtë në luginë, pasi udhëtimi ofron pamje spektakolare, ndërsa ujëvara e Shëngjinit, e cila është vetëm 30 minuta larg me këmbë, është një destinacion tjetër i këndshëm për vizitorët.

Mysafirët më aventurierë mund t’i ngjiten Malit me Gropa, i cili është pjesë e peizazhit të mbrojtur “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”, ose të bëjnë një udhëtim për në Bizë, Urë, ose në një tjetër fshat përreth. Destinacione të tjera në luginë përfshijnë kështjellën e shkatërruar të Shëngjinit, të shekullit të V-të, ku mund të shkohet në këmbë nga fshati Shëngjergj, ose kalanë e Shëngjergjit, një strukturë drejtkëndëshe me dimensione 100 m dhe 40 metra, e cila rrethon një sërë ndërtesash të shkatërruara të shekullit IV – VI. Kur kthehesh në bujtinë, pas një dite plot ngjarje dhe aktivitete, relaksohesh dhe shijon skarën, ulur përreth zjarrit të kampit në kopsht.

Bujtina Tomadhe është padyshim një vend mahnitës, në një mjedis shumë piktoresk dhe rural, e menaxhuar nga menaxherë të kujdesshëm, miqësorë dhe shumë mikëpritës. Nëse ata arrijnë ta bëjnë realitet planin e tyre për zgjatimin e kopshtit në pronën fqinje, në mënyrë që të rrisin prodhimin bujqësor, bujtina mund të bëhet një shembull i bukur i agroturizmit në afërsi të Tiranës dhe jo të mbetet vetëm një bujtinë e shkëlqyer rurale.

Më shumë