Kantina & Ferma Dukat

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Vlorë



Informacion

Ferma Dukat ka nisur veprimtarinë e saj si një fermë. Më pas, në vitin 1993 u shndërruar në një kantinë. Që prej fillimit, rritja ka qenë graduale, në sajë të punës së perditshme familjare, duke arritur një sipërfaqe totale të fermës prej 10 ha. Kultura që spikat më tepër është rrushi, i cili është i organizuar në vreshta. Por nuk mbeten pas as kultura të tjera si ullinj, shegë dhe pemë të ndryshme, bashkëshoqëruar me pula dhe dele. Ferma shtrihet në fushën e Dukatit, 3 km larg detit, në një tokë të kuqe skeletike gurishtore, me diellëzim të përhershëm, si dhe nën ndikimin e rrymave ajrore, që këmbehen ditën nga deti dhe natën nga Mali i Llogarasë. Këto kushte klimatike tepër të favorshme për bimët, shoqëruar me pleh organik, përbejnë elementet bazë për produkte organike si: verë, raki, ullinj dhe vaj ulliri, shegë, fruta, perime, vezë, bimë mjekësore etj. Të gjitha produktet e sipërpermendura serviren në ambientet e kantinës, mes gjelbërimit të natyrës.

Më shumë