Ferma Grand Albanik

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Këlcyrë



Informacion

Ferma Grand Albanik është një aktivitet agro dhe eko-turistik, e cila ndodhet në Luginën e Dëshnicës, në Këlcyrë të rrethit të Gjirokastrës, prej më shumë se 3 vjetësh. Ferma zbaton parimet e fermakulturës në kopshtari, si dhe mbron e pasuron biodiversitetin. Në fermë ndodhet një bar-restorant që aplikon kryesisht kuzhinën tradicionale të zonës dhe specialitete franceze, por produktet baze janë 100% të fermës ose të familjeve fermere rrotull saj, me të cilat bashkëpunon ngushtësisht. Me tri dhoma familjare, me kapacitet respektivisht 4 deri në 6 shtretër, Ferma “Grand Albanik” ka mundësi akomoduese për 15 persona. Brenda fermës ndodhet edhe një kënd ekspozimi (“bio-boutique”), ku ju mund të blini produkte kulinarie, tadicionale. Aktivitetet që mund të zhvillohen janë: ecje në natyrë (hiking), yoga, çiklizëm, hipizëm, kamping dhe piknik në natyrë, plazh në lumenjtë dhe liqenet përreth, peshkim, kanioning, kurs kuzhine, njohje me botën e egër bimore, punë në kopshtari etj. Ferma “Grand Albanik”, në bashkëpunim me qendrën ISO organizon gjithashtu edhe “KAZAN FEST”. Prodhues të zonës dhe vizitorë nga gjithë Shqipëria, dhe jo vetem, në fundjavën e parë të tetorit mblidhen për të festuar, shijuar dhe tregtuar prodhimet vendase, nën tingujt e muzikës tradicionale dhe moderne shqiptare.

Më shumë