Kantina Miqësia

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Koplik

Informacion

Kantina Miqesia është e vendosur ne Malësinë e Madhe pranë zonës se Koplikut. Kantina përdor një ndërthurje mes tradicionales dhe teknologjisë së përparuar për të prodhuar verën dhe rakinë e rrushit. Verat prodhohen krejtësisht nga fruti i rrushit i cili pasi vjen nga vreshtaritë përpunohet nën kujdesin e enologut me shumë eksperiencë Dr. Enver Ulqinit. Pajisjet dhe rezervuarët janë të gjitha të përbërë nga materiale të qëndrueshme inoksidabël, të cilat eliminojnë 100% praninë e elementeve të huaj në prodhimin e verës. Mbushja e verës bëhet nën praninë e gazrave inert, duke mbrojtur verën nga ndryshimet që mund të ndodhin nga prania e oksigjenit.
Kantina prodhon vere me kualitet dhe gjendet ne te gjithë restorante e zonës dhe jashtë saj. Kantina Miqësia ofron shërbimin e degustimit per te gjithë vizitorët te cilët kane pasion degustimin e verave tradicionale shqiptare.
Nga ana e saj kantina “Miqësia” ka rritur ndjeshëm cilesinë e kultivimit dhe përpunimit të rrushit dhe në vitin 2009 është pajisur me çertifikimin ndërkombëtar mbi sigurinë HACCP. Kantina ofron per vizitoret shërbimin e degustimi te verës shoqëruar me produkte lokale.

Read More