Kantina Korriku

Informacion

Kantina Korriku shtrihet në zonën e Bubqit, në rrethin e Krujës, në mes të trekëndëshit të Kalasë së Prezës, Kalasë së Krujës dhe Kalasë së Kepit të Rodonit. Këto kala janë zona turistike. Zanafilla e Kantinës ka qenë prodhimi i verës nga vreshtat e zonës, duke u zgjeruar më pas me një bujtinë të ndërtimit tradicional të zonës, për të ofruar ushqim dhe pije. Vera e kuqe e prodhuar nga rrushi i varietetit Sangiovese dhe mishi i stazhionuar janë specialitetet e bujtinës. Këto dy produkte ndërlidhen në harmoni me njëra-tjetrën. Pjesa tjetër e produkteve ofrohet nga fermerët e zonës. Hapësira përreth bujtinës është e gjelbëruar, duke ofruar një ambient qetësues, çlodhës dhe argëtues për fëmijët.

Më shumë