Agroturizëm Marku

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Vau Dejës

Informacion

Ferma është ndërtuar në vitin 2019. Një fermë bujqësore, ku prodhohen të gjitha frutat dhe perimet sipas stinëve. Kumbulla, ulliri dhe shega janë pemet që kultivohen më shumë. Aktualisht, numri i dhomave është vetëm dy, por me prespektivë për t’u zgjeruar. Ushqimet që ofrohen janë pothuajse të gjitha të fermës. Aktivitetet që ofrohen janë të veçanta, duke filluar nga vjelja, përpunimi i frutave, gatimet e zonës dhe punime tezgjahu, ku turistit i jepet mundësia të mësojë të punojë në tezgjah dhe të marrë dhuratë punimin që ka bërë vetë. Produkti më tipik i fermës është vaji i ullirit, lëngu i shegës dhe kumbullat e thata, të gjitha të ruajtura në mënyrë artizanale, pa konservues.

Read More