Vaj Ulliri Subashi

Informacion

Subashi Olive Oil është krijuar që në vitin 2005 dhe prodhon vaj ulliri, punime me dru ulliri, erëza nga ullishta, sapun me vaj ulliri, aromatik natyral, ullinj tavoline, por dhe çajëra të zonës etj. Subashi organizon ture shijimi, si prodhohet vaji i ullirit, ture të njohjes së zonës dhe të ullishteve, ju njeh me historinë e zonës dhe ullishtarisë, të varieteteve dhe vjetërsisë së ullinjve, por ju njeh dhe me faunën dhe florën e zonës. Subashi organizon guidë njohjeje dhe mbledhje të bimeve jeshile të ngrënshme, të luleve të ngrënshme si dhe të erëzave dhe bimëve mjekësore të zonës. Ushqimet që ofrohen janë tipike të zonës dhe të lidhura me ullishtarinë dhe stinën. Atraksionet e zonës janë ullinjtë autoktonë mijëra vjeçare. Subashi po punon të ofrojë shërbimin e ri “të gatuajmë së bashku”, duke ofruar përgatitjen e ushqimeve bashkë me klientët, në bazë të recetave tradicionale të zonës. (Ofrimi i këtij shërbimi fillon në shtator 2020.)

Read More