Ferma The Barrels – Te Fuçitë

Informacion

Ferma “Te fuçitë” është e vendosur në krahinën me pjellore të Jugut të Shqipërisë, atë të Lunxhërisë. Aktiviteti ka filluar me kultivimin e vreshtarisë, 16 vjet më parë, me varietetet e rrushit autokton.
Te ferma ofrohet ushqim tradicional shqiptar dhe organik si: vera, rakia, uthulla, vaji i ullirit, perimet, lakrat e egra, frutat, të cilat janë produkte të vetë fermës.
Specialitet dhe mbarështimi i zogjve te fshatit është ajo që e diferencon me të tjerët, produkte të cilat i gatuajnë dhe i sjellin në forma të ndryshme, në tavolinën e kujtdo qe ështe i apasionuar pas produkteve të fshatit. Krahas fermës, aty mund të provoni të gjitha produktet në restorantin e fermës, i cila është hapur për të shërbyer dhe tregtuar këto produkte.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: