Agroturizmi është një sektor në rritje që lidh vizitorët me bujqësinë, duke u ofruar atyre mundësinë për të përjetuar jetën rurale. Agroturizmi shkon përtej një pushimi të thjeshtë në fshat.
Ai i fton mysafirët të angazhohen në aktivitete bujqësore dhe turistike, të shijojnë ushqime vëndase, të mësojnë rreth praktikave tradicionale bujqësore si edhe të përjetojnë magjinë e peizazheve të zonave rurale.
Zbuloni bukuritë dhe shijet e Shqipërisë nëpërmjet tureve agroturistike. Shijoni verërat dhe kulinarinë vëndase, prekni nga afër traditat shekullore dhe përjetoni madhështinë e kullave historike.