Veprimtaria që shoqata mbulon është këshillimi në interesat e njësive agroturizëm, lobimi, promovimin, dhe forcimi i imazhit të Shqipërisë Agroturistike.
Shoqata e Agroturizmit sot numëron mbi 90 anëtarë të sipërmarrjeve agroturistike, ku të gjithë bashkë funksionojmë si një formë rrjetëzimi, që përfshin partner ndërveprues dhe partner mbështetës.
E udhëhequr nga një plan konkret operacional, propozime që prekin aspekte ligjore, fiskale, propozime për bashkë-vendimmarrje (qeverisje) dhe projekte që vijnë në ndihmë të njësive agroturistike. Synimi është vendosja e identitetit, udhëheqjes nga parimet e agroturizmit, origjinaliteti, tradita, kultura, natyra dhe sigurisht rrënjët tona.
Parimi që udheheq shoqatën është “Të qenurit të gjithë bashkë në një bosht na forcon, e duke qënë të fortë synojmë të jemi faktor në zhvillmin e zonave rurale, krijimin e një profili të vetëm të agroturizmit në Shqipëri”.