Shkreli Resort

Informacion

Shkreli Resort gjendet në një kodër pranë Qafës së Shtamës dhe përfshin një hotel malor dhe një kompleks restoranti. Prona prej 2 hektarësh, që i takon resortit, ndodhet në kufirin midis qarkut të Krujës dhe qarkut të Dibrës, në zemër të Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës. Resorti është 45 minuta nga Kruja përmes rrugëve me kthesa, por tepër piktoreske, në lartësinë 1300 metra. Pak përpara mbërritjes së qafës, ana tjetër e së cilës lidhet me Burrelin dhe Dibrën me një rrugë tjetër, tabela të çon drejt hyrjes për në ambientet e resortit dhe hapësirën e parkimit.

Zona është e përkryer për shëtitje dhe adhuruesit e natyrës të interesuar për faunën lokale do të kënaqen kur të mësojnë se pyjet e parkut kombëtar ofrojnë habitat për arinjtë kafë, dhelprat, ujqërit dhe speciet e ndryshme të zogjve. Stafi i resortit mund të organizojë turne me biçikleta dhe fuoristradë, biçikleta malore, ndërsa në dimër vizitorët mund të luajnë me topa të vërtetë prej bore, mes bardhësisë së dimrit. Fushat dhe rrjetat për volejboll dhe futboll janë në dispozicion për grupe miqsh që kërkojnë aktivitete të tilla. Për vizitorët që preferojnë kohë më pak aktive dhe më relaksuese, ka plane për të shndërruar dy katet mbi restorant në objekte saune dhe SPA-je, duke modernizuar në mënyrë efektive hotelin në një vendpushim me 5 yje.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: