Çermenika Farm

Informacion

Ferma Çermenika është një biznes familjar i familjes Cekoja, që ndodhet në fshatin Qerret të qytetit të Elbasanit. Ajo ka formën e një shtëpie tradicionale, me kapacitet akomodimi deri në 10 veta. Si mundësi akomodimi, ofrohen çadra (kamping) deri në 20 persona.
Ferma ka në zotërim dhe një hostel “backpackers” në qytetin e Elbasanit dhe bën edhe aktivitete të ndërmjetme. Kjo zonë ofron edhe potenciale të jashtëzakonshme turistike, siç është Shtegu i Vias Egnatia. Ofrohen edhe aktivitete të tjera sportive dhe sociale. Ferma ka një pronë me sipërfaqe 10 mijë metra katrore, të mbjella me pemë frutore, e financuar nga vetë Familja Cekoja, produkte të cilat i ofron për konsum të turisteve në fermë.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: