Agroturizëm Kodra e Gjelbër

Informacion

Agroturizmi “Kodra e Gjelbër” është një fermë e re, e cila përzgjodhi të hapte një aktivitetet të larmishëm në një periudhë shumë të vështirë, në gusht të vitit 2020. Ferma është e vendosur në mes të kodrinave me ullishte. Ajo ka një restorant 5 km larg qytetit të Beratit, në fshatin Roshnik. Pronari është një fermer shumë i apasionuar pas kuzhinës dhe artit të gatimit. Pas një përvoje të gjatë në Itali, ai u kthye në Shqipëri, për të investuar dhe sjellë gjithë eksperiencën e tij. Në këtë fermë do të gjeni gjithçka organike dhe të servisur në mënyrë tradicionale dhe autoktone. Aty do të gjeni vreshta, fermë shpendarish, perime, fruta, si dhe një natyrë të mrekullueshme.

Read More