Baven-Toven Naturae

Informacion

“Baven-Toven” ka zanafillë vitin 2018, një sipërmarrje turistike e ngritur me shumë dashuri nga një i ri, i cili pasi përfundoi studimet e larta në Itali e Spanjë, vendosi të kthehej dhe të punonte në vendin e tij.
Objektivi i fermës është të ofrohet diçka ndryshe nga çka ofron zona. Kështu Baven-Toven bëhet një realitet i vogël me një risi tradicionale, mikëpritëse, unike. Këtu vizitorët përveç akomodimit, kanë mundësi të ndërveprojnë me natyrën si: hiking (shëtitje në natyrë), vizitë të aseteve arkeologjike, historike dhe kulturore, si p.sh.: Kalaja e Judejve (shek. VI), Piktogramet (4000-3500 vjet para Krishtit), Kisha e Shelbuemit (shek. XII) etj.

Tregohet një kujdes i veçantë që vizitorët të njihen me kulturën e vendit, në mënyrë të veçantë me doket dhe zakonet veriore. Po ashtu ofrohen hapësira, ku pushuesit mund të bëjnë kamping me çadrat e tyre ose sipas nevojës. Në këtë vend piktoresk, mes maleve, do të gjeni pesë shtëpiza akomoduese prej druri.
Nëse jeni kurioz të dini se çfarë fshihet pas emrit Baven-Toven, ju mirëpresim së shpejti!

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: