Aktiviteti i fermës ka filluar që në vitin 1992. Gjatë këtyre viteve, ferma ofron shërbim gjatë gjithë periudhës së vitit, si në verë, ashtu edhe në dimër. Gjatë verës ofrohen guida në Malin e Gjerë, Gjirokastër, si dhe produktet ushqimore që prodhohen te ferma dhe stani, 100% organike. Në sezonin e dimrit ofrohet ushqim i freskët, nga të gjitha nënproduktet e qumështit, të cilat i përfitojnë nga mbarështrimi i 300 krerëve dele. Ferma është e ngritur në zonën turistike të Dropullit. Në këtë zonë ka shumë kisha, të cilat janë të vjetra dhe që janë pasuri e trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Mbërritja në fermë bëhet me makinë dhe kuaj. Përveç aktiviteteve të ndryshme në gatime e guida, ofrohet dhe shëtitja me kalë.