“Bonum” është fermë e ngritur nga dëshira për të ofruar produkte që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e konsumatorëve. Ferma është e orientuar drejt prodhimit të qumështit të dhisë dhe nënprodukteve të tij, me perspektivë zgjerimin e portofolit të produkteve, duke ju ofruar konsumatorëve alternativa të shëndetshme.
Bonum është një ndër fermat më të mëdha në vend për mbarështimin e dhive, si dhe një furnizues i qumështit të dhisë për kompani të tjera që operojnë në Shqipëri.
Veçantia e bulmetit Bonum është tek prodhimi “çdo gjë brenda fermës”, me cikël të plotë, që nga ushqimi i dhive, deri te produkti final.
Kjo mundëson kontrollin mbi të gjithë zinxhirin ushqimor, si edhe ruajtjen e standardit që synohet. Te “Bonum” nuk do të gjeni thjesht një fermë, por edhe dimensionin e agroturizmit. Eksperienca Bonum ofron një tërësi aktivitetesh rekreacioni, që kanë në qendër kecat dhe dhitë e fermës.
Përveç kësaj, në eksperiencën Bonum, të rritur e të vegjël do të mund të shijojnë një gatim të mrekullueshëm organik, me gjithçka është mbjellë e prodhuar në fermë.