Ferma Birjani shtrihet në zonën e Baldukshkut, 18km larg nga Tirana. Ferma
ka një sipërfaqe prej 8 hektarësh ku 2.5 prej të cilave janë vreshta dhe pjesa tjetër janë të
mbjella me ullinj dhe fruta të ndryshme si mollë, shegë, ftua, kumbull, qershi, hurma, fiq etj.
2000m i janë dedikuar stallave me kafshe dhe shpendë të ndryshme.
Në këtë hapsirë mund të gjeni gjithashtu edhe restorantin e ndërtuar në gurë ku mund të shijoni ushqimin si edhe verën dhe rakinë, të cilat prodhohen nga rrushi i vreshtave të fermës.
Ju mirëpresim për një vizitë.