Ferma Sterjo (Honey House Kastrioti)

Informacion

Ferma e krijuar në 2008, fillimisht me bletarinë, ku më pas janë shtuar edhe shërbime të tjera si akomodimi e shërbimi i gastronomisë me ushqime tradicionale të zonës. Përvec tyre ofrojnë edhe degustimin e pijeve unike artizanale me bazë mjalti si : uthulla e mjaltit, raki me mjaltë e liker me mjaltë, glikotë e arrës, fikut të egër, kajsisë e shumë të tjera tipike të zonës.

Afër fermës vizitorët mund të vizitojnë edhe atraksionet turistike të ndryshme si. ujërat termale, vizitë në ujëvarën e Sopotit, eksplorim i kanionit të Langaricës, vizitë në parkun e bletëve brenda parkut të Hotovës.
Për grupet e vizitorëve përvec degustimit të prodhimeve tradicionale, demostrojmë edhe  mënyrën e përpunimit propolisit, dyllit, nxjerrjen e qumështit, si bëhet uthulla, rakia me mjaltë dhe leksione mbi vlerat apiterapeutike të produkteve të bletës dhe roli i tyre në ekosistem.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: