Shtëpia e Kuajve është modeli i fermës familjare, e përqëndruar tek mbarështimi i kuajve. Brenda strukturës së fermës është ngritur një stallë në të cilën mbarështrohen 30 kuaj të rracave të ndryshme si Angloarab, Apaluza, Lipizzaner, Anglez gjak pastër, e tjerë.
Hilmi, një i ri i apasionuar pas kuajve, me eksperiencë 15 vjeçare si tranjer dhe kampion në fushën e hipizmit në shtetin fqinj Greqi. U kthye nga emigracioni, ku bashkë me bashkëshorten dhe vëllanë e tij, hapen fermën e ëndrrave. Ai dhe familja e tij e madhe, kanë investuar ç’kishin bashkë, me dëshirën e pasionin, për të pasur fermën e tyre “Shtëpia e Kuajve’’.
Guida e specializuar e kalërimit në natyrë është autenticiteti i fermës. Paketa në grupe dhe individuale, me intererare të lehta dhe sfiduese në varsi të zgjedhjes nga klienti, e kombinuar me përvojën lokale dhe atraksionet natyrore që ofron zona, trajnime, terapi për njerezit me aftësi të kufizuara.
“Shtëpia e Kuajve” ofron shërbim restoranti me produkte autentike të zonës si lakrori me dy pete në saç, kërnacka, petulla të fshira, petanik me fasule, tavë me fasule dhe pllaqi, petullushka reçel molle e tjerë.
Për të përjetuar eksperiencën e vërtetë të fermës, këtu do të gjeni dhe shërbimin e akomodimit, të cilën e ofrojnë si paketë të shërbimeve.