Bujtina Xhebro

Informacion

Pas mbërritjes në Bujtinën Xhebro, ajo që të bie në sy së pari, janë objektet ku prodhohen produktet e bulmetit të familjes, ku çdo mëngjes barinjtë nga kullotat verore përreth sjellin qumështin e tyre, disa me makinë, por shumica me kuaj ose mushka.

Në vitin 1991, familja hapi një bulmetore pranë sheshit të fshatit Nivicë, dhe me pas një bulmetore tjetër në vendndodhjen aktuale, në vitin 2000. Për shkak të lartësisë dhe klimës të ftohtë të vendit ku ndodhet aktiviteti, të cilat janë të favorshme për kafshët, ata ia dolën të rrisnin cilësinë dhe sasinë e djathit të prodhuar. Pozicioni i bulmetores favorizon ndjeshëm kohën e transportit të qumështit që prodhohet nga barinjtë në male, nga rreth 15 kullota verore që ata disponojnë.

Në bujtinë përdoret kryesisht qumështi nga delet dhe dhitë dhe vetëm një përqindje e vogël e qumështit të lopës. Cilësia dhe freskia e jashtëzakonshme e këtyre produkteve mund të shijohen gjatë një vakti në restorantin e këndshëm e të dekoruar ngrohtë në katin e parë. Pothuajse gjithçka që shihni në pjatat që do të konsumoni në Bujtinën Xhebro, prodhohen brenda një kohe shumë të shpejtë.
Për ata që dëshirojnë të bëjnë një shëtitje pas konsumimit të ushqimit, kanë mundësi pafund. Një ngjitje e shkurtër të ofron pamje të shpateve me bar e lule, si dhe një pyll pranë, përmes të cilit një shteg i tij të lidh me fshatin Nivicë.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: