Kantina Arbëri

Informacion

Vlera e traditës në Kantinën Arbëri është e dukshme pas hapave që ka ndërmarrë familja Kaçorri, nga prodhimi i një sasie të vogël vere për nevoja personale dhe lokale, për t’u bërë një nga kantinat më të njohura të Shqipërisë. Sot, vera e tyre është nderuar me shumë çmime dhe prodhon mbi 120 mijë shishe verë në vit, me prodhimin në rritje të qëndrueshme për të synuar 200 mijë shishe dhe eksporton afërsisht 15% të verës së saj në Gjermani, Zvicër, Danimarkë, SHBA, Hong Kong dhe Macau.

Arkitektura e godinave është frymëzuar nga kullat e fortifikuara vendase.
Familja ka mbjellë shumë hardhi rrushi në shpatin e kodrës, të cilat së shpejti do t’i shtohen prodhimit të familjes. Por, ajo çfarë është më e rëndësishmja, do të krijohet një mjedis i gjelbër për klientët e restorantit ndërsa ata do të shijojnë gatime tradicionale nga Mirdita dhe Shqipëria e Veriut, si mishi pastërma, byrek i mbushur me perime të ziera, ose me arra, një pjatë kjo veçanërisht tipike në zonë për Krishtlindje dhe Pashkë.

Përveç kësaj, familja Kaçorri zotëron disa vreshta me një sipërfaqe afërsisht 20 hektarë gjithsej, të cilat janë të shpërndara përreth zonës. Varietetet që ata kultivojnë janë ekskluzivisht shqiptare autoktone, rrushi i sheshit si në versionin e bardhë dhe të kuq, një varietet i quajtur “kallmet”, dhe rrushi “ceruja”. Familja ishte një nga të parat që ka filluar ringjalljen e këtij rrushi indigjen, kur kantinat e tjera të verës më tepër janë përqendruar te varietetet e famshme ndërkombëtare.

Për të mësuar më shumë rreth procesit të prodhimit, por edhe për të degustuar verërat dhe pije të tjera të ndryshme alkoolike, vizitorët mund të marrin pjesë në një degustim vere në bodrumin me tavane të harkuar me tulla.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: