Bujtina e Kol Markut dhe familjes së tij ndodhet rreth 5 kilometra larg Rubikut, në rrethin e Mirditës, e pozicionuar në një luginë të vogël që karakterizohet nga gjelbërimi i harlisur dhe qetësia.
Restoranti ka tavolina brenda dhe përpara, por tavolinat më të këndshme, veçanërisht në nxehtësinë e mesit të verës në korrik dhe gusht, gjenden në shpatin prapa shtëpisë, të rrethuar me pyje. Menuja përmban mishi keci, byrek dhe sallata, por ka gjithashtu edhe gatime që janë më origjinale, si patatet e mbushura me djathë kaçkavall ose mish të tharë, ose dhallë, një pije freskuese e bërë nga kosi, e përgatitur me qumësht dhie. Mishi dhe qumështi vijnë nga një fshat lart në male në rrugën drejt Kukësit, ndërsa vera e lokalit blihet nga një punishte lokale e verës në Bukëmirë afër Rreshenit. Me ushqimin e tij të freskët dhe të shijshëm, restoranti ka bërë emër të mirë dhe klientët vijnë nga i gjithë rajoni gjatë javës, por dhe nga qytete të tjera si Fieri, Elbasani, Durrësi dhe Tirana, gjatë fundjavës.
Për ata që duan të kalojnë disa ditë në bujtinë, malet dhe pyjet përreth ofrojnë mundësi të mëdha për ekskursion, ndërkohë që informacionet mbi numrin e madh të shtigjeve në rajon mund të merren në pikën e informacionit turistik InfoKulla ngjitur me autostradën afër Rubikut. InfoKulla në vetvete është një destinacion i denjë, pasi në të gjendet një muze i vogël me florën, faunën dhe historinë lokale, si dhe një ekspozitë me objekte etnografike nga rajoni.