Vinea Resort

Informacion

Vinea Resort është një fermë e ndërtuar mbi konceptin e diversifikimit të shërbimeve të kantinës së pijeve “Skënderbeu Durrës”. Kjo sipërmarrje lindi dhe u nxit nga levizja “Slow Food” për t’ju bashkangjitur produkteve të kantinës së pijeve Skënderbeu.

Ferma rrethohet nga kodrina të buta me një kurorë vreshtash prej 45 ha, prodhimi i tyre përpunohet në kantinën e fermës, duke sjell në tavolinën e restorantit një verë me kualitet të lartë, e dedikuar vetëm për mysafirët.

Në fermë do të gjeni aktivitete si hiking, pistë hipizmi, shëtitje në fermë për të njohur kultivarët e vreshtat, stallat me bagëti, degustim të produkteve të fermës, pjesëmarrje në vjeljet e sezonit, kënd lojërash të dedikuar për fëmijët, e tjera eksperienca që ju mbetet për ti zbuluar.
Këtu do te gjeni shërbim akomodimi prej 9 dhomash dhe shërbimet e relaksi si SPA dhe pishinë verore.
Nëse kërkoni një eksperience autentike, tradicionale, të shoqëruar me mikpritje, jeni të mirëpritur!

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: