Kantina e familjes Nurellari ndodhet në jug-lindje të Beratit në një rrafshnaltë, i kufizuar nga lumi Osum në njërën anë dhe fushat e malit Tomorr në anën tjetër. Prona është e mirëmbajtur ndërsa ndërtesa e bukur e madhe me tulla me disa elemente modernë është restauruar kohët e fundit.
Ndërtesa me tulla ku ndodhen pajisjet e prodhimit ishte një depo komuniste, dhe fillimisht ishte e vetmja ndërtesë në kompleks. Pas zgjerimit të saj në vitin 2014, sot në këtë depo të vjetër bëhet fermentimi i verës, në depozita të mëdha prej çeliku. Përmes një dere prej druri me dy kanate, vizitorët e kantinës çohen në fabrikën e shisheve dhe nëpërmjet një shkalle prej druri të harkuar zbresin poshtë në bodrumin e verës.
Përveç katër verërave të ndryshme, familja prodhon edhe raki rrushi, si edhe një raki të aromatizuar me arra. Të gjitha këto produkte mund të shijohen gjatë degustimit, përfshirë, në mënyrë të alternuar tre verëra, ose katër verëra dhe raki.
Në të njëjtin nivel me dhomën e degustimit gjenden edhe gjashtë dhoma të reja për miqtë, të hapura së fundmi në maj të vitit 2019, me stile individuale dhe kapacitet për dy ose tre vetë.