Për ne agroturizëm do të thotë dashuri e pakushtëzuar për natyrën, ushqimin e mirëfilltë dhe atdheun. Qëllimi është t’ju bëjmë të njohur me mënyrën tonë të jetesës duke ofruar mikpritjen më të mirë dhe shijet lokale të gatuara në mënyrë tradicionale.
Hoteli i agroturizmit përbëhet nga 11 dhoma krejt të reja, komode dhe mikpritëse, që vijnë së bashku rreth një oborri të bukur. Arkitektura e godinës është konceptuar si një mini-etno-fshat që ndodhet në trekëndëshin e tre kështjellave historike, atë të Petrelës, Krujës dhe Prezës.
Restoranti, nga ferma në tryezë ka standarde etike dhe mjedisore, duke punuar me prodhues vendas dhe duke reduktuar mbetjet e pa riciklueshme. Ne rrisim dhe prodhojmë fruta dhe perime organike, së bashku me disa lopë, dele, dhi dhe pula që furnizojnë restorantet tona me mbi 50 lloje të frutave, perimeve, barishteve dhe produkteve të qumështit si qumësht i freskët, kos, gjalpë dhe djathë të freskët.
Restoranti Toka ofron një darkë me pesë ose shtatë pjata me opsione vegjetariane dhe vegane të cilat ndryshojnë çdo sezon.