Ferma Sali

Informacion

Ferma Sali ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2015. Frymëzimi dhe ideja për të hapur aktivitetin ka lindur si pasojë e eksperiencave të shumta në lidhje me agroturizmin.
Guidat lokale dhe eksplorimi i shumë vendeve të Shqipërisë dhe jashtë saj, kanë qenë frymëzim për të ruajtur traditën e bukur shqiptare. Nga sa më sipër, u zhvillua ky aktivitet, duke qenë se dhe vendi ku shtrihet ferma (Gostivish) e ofron këtë mundësi.
Ideja ishte të promovoheshin një sërë produktesh që zona ka si: ushqim të vërtetë organik, raki e verë tradicionale, gliko te ndryshme, unike të arrës, mjalti me hoje i Bedunicës, mishi i kafshëve të egra të cilat natyra i ofron, mesnik, fasule me pastërma, kole (mish i mbushur në zorrë) e shumë produkte të tjera.

Aktivitetet që ofron kjo zonë janë: ecje në natyrë (hiking), rafting e alpinizëm, banja kurative termale, pamje spektakolare, oksigjen në natyrën e mrekullueshme.
Festa lokale që organizohen janë: Dita e Verës, ku organizohet dhe një panair i madh, ku promovohen të gjitha produktet e zonës dhe vlerat historike, Dita e Tokës Nënë, ku promovohen gatime tradicionale të zonës, hapja e sezonit turistik në Përmet etj.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: