Bujtina Gjana

Informacion

Bujtina Gjana ndodhet në fshatin Ujmisht, të krahinës së Lumës. Bujtina gjendet në lartësinë rreth 700 m mbi nivelin e detit dhe prej aty ka një sheshpamje të gjerë, prej nga duken Lartësitë e Lurës, malet që rrethojnë Gjalicën dhe Bjeshkët e malet që afrojnë me Korabin. Një rikonstruksion i kullës së ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të kaluar nga Idriz Jemini, djali i Jemin Sul Gjanës, i njohur si një prej krerëve udhëheqës të Lumës, në betejat antiosmane dhe antiserbe të zhvilluara në këtë trevë.

Karakteristikë e bujtinës është mikëpritja e turistëve sipas traditës së sofrës kuksiane, me produkte tipike të zonës të fermës, shërbime akomodimi. Bujtina ka 8 dhoma fjetje dhe akomodon 20 persona.
Afërsisht 1 orë nga bujtina ndodhet mali i Korabit, mali i Gjallicës, fshati Novosej dhe Shishtavec ku mund të përshkohet dhe shtegu i ngjyrave  (pjese e Parkut Korab-Koritnik).

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: