Ferma është ndërtuar në vitin 2019. Një fermë bujqësore, ku prodhohen të gjitha frutat dhe perimet sipas stinëve. Kumbulla, ulliri dhe shega janë pemet që kultivohen më shumë. Aktualisht, numri i dhomave është vetëm dy, por me prespektivë për t’u zgjeruar. Ushqimet që ofrohen janë pothuajse të gjitha të fermës.
Aktivitetet që ofrohen janë të veçanta, duke filluar nga vjelja, përpunimi i frutave, gatimet e zonës dhe punime tezgjahu, ku turistit i jepet mundësia të mësojë të punojë në tezgjah dhe të marrë dhuratë punimin që ka bërë vetë. Produkti më tipik i fermës është vaji i ullirit, lëngu i shegës dhe kumbullat e thata, të gjitha të ruajtura në mënyrë artizanale, pa konservues.