Bujtina Pulaj

Informacion

Zona ku ndodhet bujtina është e pasur me prodhime bujqësore dhe blektorale, ka karakteristikë peshkimin dhe turizmin, si dhe shfrytëzim të madh të burimeve natyrore që gjenden brenda “Zonës së Mbrojtur”. Modeli i shtëpisë pritëse (Guest House 3B: Bed & Breakfast & Birdwatching) është një risi dhe një model shumë i mirë për zonën, jo vetëm si një agroturizëm paqësor me mjedisin, por dhe si një alternativë ekonomike, e cila e zgjat sezonin turistik në të gjithë vitin. Zhvillohet “tour ekologjik” dhe “teb aventures” për të gjithë Rajonin e Veriut, duke përfshirë Alpet dhe hapësirën ndërkufitare, Mal i Zi- Kosovë.
Turet njëditore i organizojmë përreth Eco Fermës, të përfshira në modelin “3B”. Risi tjetër është dhe organizimi i tureve “Farm to Farm”, me ferma të tjera përreth Liqenit të Shkodrës, Reç, Guri i Zi, Pukë etj. Motivi kryesor i këtij projekti është vlerësimi i alternativave ekologjike nga operatorët turistikë, përmirësimi i bashkërendimit të veprimtarive për zhvillim lokal, si dhe mbështetja e rritjes së sektorit të turizmit, nëpërmjet larmisë të produkteve ekologjike, njëkohësisht duke e zgjatur kësisoj, sezonin turistik. Ka një kapacitet me 6 dhoma dhe është e rrethuar nga ferma të vogla, me fermerë vendas, që prodhojnë produkte bujqësore dhe blegtorale tradicionale pa pesticide, të cilat u serviren klientëve tanë.
Shtëpia ndodhet në afërsi të Rezervatit Natyror Velipojë, 3 km larg nga Delta e Bunës dhe Laguna e Vilunit, zona këto që ofrojnë turizëm ekologjik dhe aventuror. Gjithashtu, shtëpia pritëse rrethohet me rrugë dhe shtigje për ecje në këmbë dhe me biçikleta, si: ngjitja në Malin Kolaj dhe shëtitje me biçikletë përgjatë Lumit Buna, “turin” Shkodër –Dajç, Penatar-Cas-Rrjodhë, Rana e Hedhur –Lezhë. Zona rrethohet nga objekte kulturore me rëndësi kombëtare, si Kisha e Shirqit, Puset me ujë të pijshëm, Ishulli i “Franc Jozefit”, Kalaja e Shkodrës etj. Përreth zhvillohen festa lokale dhe kombëtare me karakter social-turistik dhe fetar, panaire produktesh, koncerte etj.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: