Oxhaku i Doçit

Informacion

Bujtina ndodhet në Fushë Lurë (Lurë e vjetër) dhe funksionon prej 4 vitesh. Ka tri dhoma karakteristike, si shtëpitë e kësaj zone. Gjithashtu ofrohet dhe ushqim për vizitorët, të treja vaktet. Mëngjesi është tipik shqiptar. Karakteristike është kultivimi i troftës, frutave të egra stinore, si dhe frutave të thata. Mund të ofrohen shërbime “hiking” (ecje në natyrë) dhe prej aty, të vizitohen Liqenet e Lurës, të ndodhura në afërsi. Nga ana kulturore ka një traditë mbi 200-vjeçare, ku gjejmë gjurmë të të dyja besimeve fetare, atij katolik dhe mysliman. Është e famshme, pasi është vizituar nga At Gjergj Fishta, Ismail Kadare etj.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: