Kantina Vila Hadaj

Informacion

Kantina “Vila Hadaj” ndodhet 17 km nga qyteti i Beratit, e ndërtuar në mes të vreshtave të zonës së njohur të Malinatit. Veçori tërheqëse për kantinën është investimi në natyrë, larg zhurmave, ndotjes dhe në zemër të natyrës, aty ku lulëzojnë vreshtat që prej vitit 1970. E ndërtuar me mur guri, duke iu përshtatur traditës, sipërmarrësit janë munduar të sjellin një copëz të të parëve tanë.
Gjithashtu, veçori tjetër është vreshti në kodrat afër pyllit, përballë Malit të Tomorrit, që ia shton hijeshinë dhe e bën këtë zonë tepër tërheqëse, për vizitorët që duan të largohen nga zhurmat dhe të afrohen sa më shumë me natyrën magjepsëse. Kantina ofron degustim vere dhe vizita në vreshtë, përmes një udhëtimi të këndshëm nëpër brezare. Vizitat shoqërohen me vreshtarë të vjetër të zonës .

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: