Bujtina Makry e vendosur në fshatin Kryezi të bashkise Fushë-Arrëz ka hapur dyert e saj ne vitin 2018. Bujtina ka një kapacitet akomodues prej 22 personash. Restoranti i bujtinës gatuan ushqime tipike e tradicionale të zonës duke prodhuar në tokat përreth bujtinës një sërë produktesh. Prej gatimeve kryesore përmendim pulat e fshatit të gatuara me pilaf, qervish, gjella me mish vici etj.
Bujtina ka menduar edhe për vegjetarianët duke ofruar perime të stinës të gatuara në zgare apo në furrë. Vera e rakija nuk mungojnë kurrë, e poashtu pije të prodhuar vetë si lëng trendafili apo likere të ndryshme.
Krahas bujtinës është edhe salla e konferencës e përshtatur për aktivitete të ndryshme.
Rreth e qark fshatit mblidhen cdo vit frutat e egra të pyllit, e për vizitorët aventurier ju ofrohet mundësia për tu bërë pjesë e tyre.
Dy ujvarat e Kryeziut të vendosura në mes të fshatit, 20 minuta ecje në këmbë nga bujtina, përmes një shtegu të shenjuar janë një mundësi unike për të kaluar një ditë ndryshe.