Agroturizëm Loka

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Krujë

Na kontaktoni

+355683652513



Informacion

Agroturizëm Loka është një sipërmarrje familjare, e cila është e vendosur në mes të kodrave të buta të fshatit Bubq. Rruga për te çuar atje është tepër piktoreske, vetëm 40 minuta larg nga Tirana dhe ti gjendesh në një parajse të vogël kodrinor, ku arkitektura e fermës është tepër tërheqëse.
Aty përjetohet një eksperiencë unike, të zotët e fermës prodhojnë çdo gjë në fermë dhe e ofrojnë restorantin e fermës duke filluar nga perimet, frutat, djathërat, mishi i fermës, proshutë, lëng thane e kumbulle, turshi, byrekë te zonës, verë të mirë dhe shumë mirëpritje.
Është një vend ideal për festa te vogla familjare ku ju do të shijoni ushqime te shumëllojshme BIO, shërbim familjar, natyrë piktoreske, ecje në shtigjet e kodrave të mbushura me pyje të dendura, ku në fund të tyre ju pret një surprizë, pamje spektakolare të cilën ju ftojmë ta zbuloni.

Më shumë