Agroturizëm Feniks

Informacion

“Feniks”, një nga fshatrat më të lashtë Shqiptarë, histori e nisur rreth 2000 vite më parë me ndërtimin e kalasë, e rindërtuar në shekuj pas luftrash të shumta, sot mban emrin agroturizmi “Feniks” në zonën e Prezës.  

Arkitektura e tij e kuruar me shumë mjeshtëri në frymë tradicionale shqiptare, ofron për të gjithë vizitorët dhe klientët e saj një ambient tepër të ngrohtë e familjar për të mos u humbur. Cdo ditë për vizitorët serviren produkte të fermës së restorantit, por edhe prodhime të marra nga fermerët e zonës së Prezës. 

Mini-ferma jo vetëm që sjell për vizitorët produkte bio, të shijshme e plotë vlera ushqimore, por edhe një hapsirë shumë relaksuese për ta. Në fermë mbahen dhi alpine, pula, gjela, rosa dhe lepuj, duke ofruar kështu një kënd shumë të bukur edhe për fëmijët që i pëlqejnë kafshët. 

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: