Jashtë rrugës kryesore për te Gjiri i Lalzit, përgjatë bregut të një rezervuari të vogël, i rrethuar nga kodra me tarraca, me pamje deri në Adriatik, ndodhet Agroturizëm Huqi.
Agroturizëm Huqi kryesisht kultivon pemë frutore dhe arra, si edhe ullinj dhe rrush. Prona është e rrethuar nga vreshta rrushi përgjatë kufijve, ndërsa shpatet e kodrës afër hyrjes dhe kodra e vogël pas restorantit janë të mbuluara me pemët e fermës. Restoranti ofron një shumëllojshmëri pjatash tradicionale, si lakror, djathëra të bërë në shtëpi, përfshirë djathin e kripur të dhisë.
Në të njëjtën kodër, midis gjelbërimit të shumtë ndodhet akomodimi që ferma ofron për vizitorët. Shtatë kabinat prej druri janë ndërtuar në vitin 2018 me një grant qeveritar, dhe pjesërisht janë të vendosur mbi këmbalecë për shkak të terrenit të pjerrët. Vizitorët që udhëtojnë me furgona kampingu ose me buxhet te vogël mund të shfrytëzojnë kampin dhe parkun e makinave.
Aktivitete të tjera në zonën përreth përfshijnë një turne rreth fermës 15 hektarëshe, një shëtitje në kodrat përreth, ose të provoni fatin duke peshkuar në liqen. Një udhëtim me varkë në liqen me e një nga varkat me rrema të fermës përbën gjithashtu një aktivitet argëtues gjatë pasditeve, jo vetëm për vizitorët e rinj. Së fundmi, plazhet në afërsi të Gjirit të Lalzit dhe Kepit të Rodonit janë po ashtu udhëtime të shkëlqyera ditore për vizitorët që qëndrojnë më shumë se një natë. Pavarësisht se sa kohë qëndroni, ushqimi i freskët organik dhe ambienti i qetë do t’ju ngelen në kujtesë për një kohë të gjatë.