Agroturizëm Shega është një aktivitet familjar. Familja punon prej 30 vitesh në sektorin e fruta-perimeve, e cila ofron shumëllojshmëri produktesh natyrale, deri në 30 artikuj, që nga frutat e perimet, deri te lëngjet e ndryshme natyrale: të shegës, limonit e portokallit. Ferma ofron aktivitete brënda dhe jashtë fermës; gatime brënda fermës, guida jashtë saj. Ushqimi i fermës shërbehet në restorantin që ka “Agroturizëm Shega”. Ofrohet gjithashtu akomodim dhe shërbim kulinarie tradicionale tipike e zonës.