Pas malit te Dajtit ndodhet bujtina Tomadhe e cila e ka marrë emrin nga emri historik i zonës. Bujtina Tomadhe është padyshim një vend mahnitës, në një mjedis shumë piktoresk dhe rural, e menaxhuar nga menaxherë të kujdesshëm, miqësorë dhe shumë mikëpritës.
Për pushuesit që duan të kalojnë kohën në mënyrë më aktive, përveçse të lahen pranë pishinës ose të pinë çaj të ftohtë në kopsht, zona përreth është e përshtatshme për shëtitje. Bujtina ka edhe dy biçikleta malore, të cilat mund të merren me qera. Nëse shkon në bujtinë, ia vlen të bësh edhe një ekskursion në fshatin e vjetër të Shëngjergjit, poshtë në luginë, pasi udhëtimi ofron pamje spektakolare, ndërsa ujëvara e Shëngjinit, e cila është vetëm 30 minuta larg me këmbë, është një destinacion tjetër i këndshëm për vizitorët.
Mysafirët më aventurierë mund t’i ngjiten Malit me Gropa, i cili është pjesë e peizazhit të mbrojtur “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”, ose të bëjnë një udhëtim për në Bizë, Urë, ose në një tjetër fshat përreth. Destinacione të tjera në luginë përfshijnë kështjellën e shkatërruar të Shëngjinit, të shekullit të V-të, ku mund të shkohet në këmbë nga fshati Shëngjergj, ose kalanë e Shëngjergjit, një strukturë drejtkëndëshe me dimensione 100 m dhe 40 metra, e cila rrethon një sërë ndërtesash të shkatërruara të shekullit IV – VI. Kur kthehesh në bujtinë, pas një dite plot ngjarje dhe aktivitete, relaksohesh dhe shijon skarën, ulur përreth zjarrit të kampit në kopsht.