Ferma është themeluar në vitin 2013 dhe mbarështon dhi. Qëllimi i krijimit të fermës është prodhimi i produkteve organike si: qumësht, kos, djathë, djathë kaçkavall, gjizë dhe hirrë. Karakteristikë e fermës është pjekja në saç e kecave dhe pulave që rriten në fermë. Gjithashtu ajo ofron edhe aktivitete të ndryshme për fëmijët, që të njohin dhe shijojnë ushqime të shëndetshme. Ferma, në fokus të saj ka mbarështimin e bagëtive të imta, si dhe prodhimin e nënprodukteve të qumështit. Gjatë rrugëtimit të saj, ferma përveç prodhimit të produkteve organike filloi të ofrojë shërbimin në kulinari, duke e kthyer fermën në një atraksion, ku shijohet gatim i mirë, me produkte organike të fermës. Përmendim këtu shijen e mirë që të dhuron keci i pjekur në saç, pulat e gatuara sipas recetave tradicionale të zonës, bulmeti me shije unike që nuk e gjen në asnjë vend tjeter të Shqipërisë etj. Ferma ofron aktivitete të ndryshme për vizitorët. Shëtitja rreth fermës, ku vizitorët do të shohin nga afër stallat ku rriten bagetitë, kurse vizitorët e vegjël do të marrin emocion të papërsëritshëm tek shohin mjeljen e dhive apo ushqyerjen e tyre.