Ferma Morava

Vendodhja
Shko te harta



Informacion

Ferma Morava ndodhet në zemër të natyrës me një lokacion perfekt rreth 6 km larg qëndrës së Korcës, afër Voskopojës, Dardhës dhe vetëm 15 km larg liqenit të Prespës së madhe. Arratisja perfekte ndaj zhurmave dhe pluhurit të qytetit. Ferma ka një historik 30 vjecar, ku pasioni dhe dedikimi ndaj bletës janë rrënja e cdo gjëje që bëjmë. Gjatë vizitës në fermë, do të mund të njiheni me bletën, mrekullitë e saj dhe se si jeton në natyrë të egër. Nëse je I apasionuar pas historisë është një mundësi për të udhëtuar pas në kohë në muzeumin e Moravës, tek te cilat mund të zbuloni dhë mësoni rreth evolucionit të bletërritjes. Dicka tjeter e vecante është se do të keni mundësinë të ndiheni si pjes e Moravës, ku nëse dëshironi do të mund të asistoni në punë të ndryshme të punojësve si psh; vjelja e Mjaltit nga kosheret e Bletëve (gjatë sezonit të verës), procese të paketimit të mjaltit. etj. Të provosh produkte të mjaltit është akoma më tunduese. Epo ju do te keni mundësinë ta bëni. Nëse ke dicka interesante për të treguar për vendin tënd, ne kemi kohën e kushtuar kësaj teme ku do të mund të njihemi dhe ndajmë histori nga më të ndyshme rreth bletës, nga një kontinent në tjetrin. Mjafton të rrëmbeni cantën e shpinës dhe dashurinë për natyrën. Vizita tek ne do të jetë një rollercoaster plot aventurë.

*ne nuk ofrojme akomodim.

Më shumë