Guesthouse Resuli Fatmira

Informacion

E njohur ndryshe si shtëpia e çiftit Resuli dhe Fatmira, ajo është pika e takimit për udhëtarë shqiptarë dhe të huaj në fshatin e mirënjohur të Gurit të Bardhë, vendlindjes së Pjetër Budit. E ngrohtë dhe mikpritëse në dimër dhe e freskët dhe çlodhëse në verë bujtina është vendi më i mirë për të njohur jo vetëm historinë dhe shtigjet natyrore të zonës, por edhe për të shijuar ushqimet e përgatitura me kujdes nga Fatmira, e zonja e shtëpisë. ku janë të gërshetuara mes traditës dhe kohës, ku shumica janë të bahçes.
Këtu do të përjetoni jetën e ngadaltë të fshatit, do mund të merrni pjesë në punët që Resuli dhe Fatmira bëjnë në shtepinë e tyre.
Një ndalesë e mrekullueshme, e cila tashmë me rrugën e saposhtruar automobilistike është edhe më e arritshme dhe mirëpret të gjithë vizitorët në çdo stinë. Kjo bujtinë ofron edhe ture në vende historike të zonës si Ura e Vashës, tur në Kullën e Dezhgiut në brendësi të fshatit Guri i Bardhë, monument kulture i kategorisë së parë. Kulla e Dezhgiut është një banesë e rrallë për zonën. Ajo qëndron madhërishëm në një terren shumë të pjerrët duke siduar me mjeshtëri rregullat e arkitekturës.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: