Hani i Çetës

Informacion

Hani i Çetës është një restorant tradicional që ndodhet në fshatin Çetës të Kavajës, vetëm 1.2 km nga qendra e qytetit, vendosur mbi një reliev të butë kodrinor, qëndisur nga ullishta shekullore, që të lejon të shijosh pamje të mrekullueshme mbi detin Adriatik, Gjirin e Durrësit dhe qytetin e Kavajës.

Restoranti ofron pjatat e Shqipërisë së Mesme por sidomos gatimet unike të Kavajës si byreku me qumësht, pula me qull apo kabunia, duke ruajtur traditën e hershme gastronomike dhe duke eksploruar shije te reja nën petkun e pjatave tradicionale.

Përdorimi i produkteve të marra drejtpërdrejt nga komuniteti lokal dhe prodhuesit e vegjël, e bën Hanin e Çetës një aktor të rëndësishëm të zinxhirit agroturistik.
Restoranti ndodhet vetëm pak metra larg nga Kisha e Çetës, një monument kulture me vlera unike, si e vetmja kishë e llojit romano-gotik në vendin tonë. Por ai Gjithashtu ndodhet vetëm 1.2 km larg nga qendra e qytetit, ku mund të vizitohet Kulla e Sahatit, Xhamia Kubelie dhe memorialet historike. Vetëm pak metra nga qendra ndodhet edhe Muzeu Etnografik i qytetit.
Duke qene vetëm pak kilometra larg nga bregdeti shume i frekuentuar i Kavajes, ai është nje alternative e shkëlqyer per turistet e plazheve, per te kaluar nje ditë ndryshe, mes natyrës dhe jetës së fshatit.
Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: