Kantina Herta

Informacion

Kantina Herta është kantina e familjes Hamdi Osmani. Kantina Herta nisi prodhimin në një sipërfaqe vreshti prej 6 ha, sipërfaqe të cilën sot e ka çuar në 10 ha, mbjellë me rrush të llojeve të ndryshme, për prodhimin e verërave si : Shesh i Bardhë, Shesh i Zi, Trebjano, Merlot e Kabernet. Mirëpo kantina Herta nuk është thjesht çështje e një produkti të mirë, por e një filozofie që shkon drejt shijimit të natyrës, peizazhit e ushqimeve organike. E vendosur në një zonë mjaft të bukur të Durrësit, rrugës që të çon në Gjirin e Lalzit dhe Kepin e Rodonit, pranë liqeneve dhe rezervuareve të Karreçit, ambientet rreth kantinës ju ofrojnë mundësinë ideale për të shijuar një gotë verë në natyrë, shoqëruar me produktet e shijshme të natyrës.

Read More