Joen Village

Informacion

JOEN Village u krijua me 12 dhjetor të vitit 2019. “Fshati ynë i vogël” siç e quajnë, përmban 10 dhoma akomoduese. Ushqimet të cilat ofrohen janë prodhimi i fermës, duke filluar nga qepa, grosha, patatja, karota dhe frutat si: dardha, thana, kumbulla etj.
Aty organizohen aktivitete të ndryshme, duke filluar nga lojërat e ndryshme me top, xhirot me biçikleta, motorë apo dhe në këmbë, si dhe eksplorimi i natyrës së mrekullushme të zonës.
Akomodim,  kulinari tradicionale, ferma

Gjithashtu, zona ka shumë monumente natyrore atraktive, si Gurra e Sanxhakut, Shpella e Ariut, Liqeni i Fushë -Studës, Liqeni i Draganit, stanet, kusari etj.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: