Kantina Kopliku

Informacion

Kantina është ndërtuar në vitin 2003, por ka filluar punën në vitin 2013. Produkti kryesor është vera e bardhë dhe e kuqe. Ka ambient restoranti, ku vizitorët mund të çlodhen dhe të drekojnë me familjen. Pranë saj ndodhen vreshtat, ku mund të mësohet për rrushin dhe të praktikohet vjelja e tij. Kallmeti është një produkt tipik i saj. Gjithashtu pranë kantinës gjendet Liqeni i Shkodrës. Në 8 dynym tokë, janë mbjellë 3 varietetet e rrushit: kallmet, barbera dhe trebiana. Prandaj prodhohen tri lloje verërash, sipas varieteteve përkatëse.
Në katin e dytë ndodhet një dhomë tradicionale, një bar dhe një verandë, e cila ka një peizazh të bukur të vreshtave. Mund të shohësh gjithashtu dhe Liqenin e Shkodrës në perëndim. Oborri i kantinës ofron një hapësirë të madhe më ambiente çlodhëse, ku mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Vizitorët mund të marrin pjesë në proceset që zhvillohen në vreshtë edhe në kantinë, në çdo stinë të vitit. Organizohen shëtitje në natyrë te Liqeni i Shkodrës, sepse ndodhet vetëm 3 km larg fermës, në këmbë ose me biçikleta. Gjithashtu mund të organizohen udhëtime për të vizituar pika të ndryshme turistike në Malësinë e Madhe. Tek restoranti ofrohen ushqime me bazë tradicionale, kryesisht: mishi, peshku i Liqenit të Shkodrës dhe mishi i shpendëve që rriten në fermën, të cilat gatuhen në furrë me dru ose në zgarë. Te “Kantina Kopliku” ju mund të shijoni një gotë verë cilësore të varietetit Kallmet (produkt tipik i fermës), së bashku me ushqimin tradicional të zonës.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: