Rreth 3-4 kilometra larg brigjeve të gjelbëruara lindore të Liqenit të Shkodrës në fshatin e quajtur Gruemirë, shtrihen afro 2.2 ha vreshta që në largësi duken si rripa të gjatë e pambarim hardhish.
Më 7 maj 2021 Kantina Mani u hap zyrtarisht duke pritur kështu miqtë e parë për degustimin e verës, për shëtitje në vreshta e për mbrëmje verore festime në vreshtë shoqëruar me verë e ushqime tradicionale.