Kantina Medaur është e vendosur në Malësinë e Madhe pranë zonës së Koplikut. Kantina përdor një ndërthurje mes tradicionales dhe teknologjisë së përparuar për të prodhuar verën dhe rakinë e rrushit. Verat prodhohen krejtësisht nga fruti i rrushit i cili pasi vjen nga vreshtaritë përpunohet nën kujdesin e enologut me shumë eksperiencë, Dr. Enver Ulqinit. Pajisjet dhe rezervuarët janë të gjitha të përbërë nga materiale të qëndrueshme inoksidabël, të cilat eliminojnë 100% praninë e elementeve të huaj në prodhimin e verës. Mbushja e verës bëhet nën praninë e gazrave inert, duke mbrojtur verën nga ndryshimet që mund të ndodhin nga prania e oksigjenit.
Kantina prodhon verë me kualitet dhe gjendet në të gjithë restorantet e zonës dhe jashtë saj.
Kantina ofron shërbimin e degustimit për të gjithë vizitorët te cilët kanë pasion degustimin e verave tradicionale shqiptare.
Nga ana e saj kantina “Medaur” ka rritur ndjeshëm cilesinë e kultivimit dhe përpunimit të rrushit dhe në vitin 2009 është pajisur me çertifikimin ndërkombëtar mbi sigurinë HACCP. Kantina ofron për vizitorët shërbimin e degustimi të verës shoqëruar me produkte lokale.